Ishin shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona - Bota Sot
Ishin shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona

Vlora

Ishin shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:39
Ilustrim

Arrestohen dy persona në kërkim nga Strukturat Policore të DVP në Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve ushtarake.

Dy të arrestuarit të cilët kanë qenë gjykuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë janë A.Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë i cili është dënuar me 6 vite burg në 2011, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer dhe 1 vit e 4 muaj.

Personi tjetër i kapur nga policia është E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë i cili nga marrë nga Gjykata në 2018  masën e sigurisë ”Arrest me burg”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Strukturat Policore të DVP. Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve:

– A.Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.352 datë 18.07.2011 e ka dënuar me 6 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer dhe 1 vit e 4 muaj, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

– E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim penal nr.148 datë 03.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...