Mashtroi një grua duke i marrë 8 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

Vlora

Mashtroi një grua duke i marrë 8 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar që i mori një shtetasje 8 mijë euro me anë të mashtrimit, për një periudhë 1 vjeçare.

K.Ç., banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit.

"K.Ç., banues në Vlorë, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi". Për një periudhë një vjeçare, K.Ç., i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro,"-raportoi policia.

Gjithashtu në prangat e uniformave blu ra një 32 vjeçar, banues në Fier, i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

"J.Sh., ishte shpallur në kërkim për veprën penale 'Dhunë në familje' pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij,"-raportoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat