22 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët e viktimave: Duam drejtësi!

Vlora

22 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët e viktimave: Duam drejtësi!

Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:19
Familjarët e viktimave

Janë bërë plotë 22 vite pas tragjedisë së Otrantos dhe familjarët e tyre i kanë përkujtuar 81 viktimat në një ceremoni në portin e Vlorës.

“Kam humbur vëllanë me të dy djemtë e tij. Kështu që shtëpia e tij u mbyll. Kemi mbetur si kopeja pa çoban i thonë. Tani një pjesë i kanë dokumentet me “X” avokat, dikush me një tjetër, pra jemi të pa organizuar”-thotë një prej familjarëve të viktimave.

“Avokatja më ka thënë që juve ju ka paditur shteti italian. Na kanë ndërprerë dëmshpërblimin e gjithë të tjerat, ju lutem shumë, shteti duhet të ndërhyjë, të na ndihmojë, jo të thotë ndonjë gjë fallco e të iki pastaj. Kemi 22 vjet që presim. Duam drejtësi”-thotë një tjetër qytetare.

Ata kërkojnë vetëm drejtësi për ngjarjen e rënde që çoi në fund të detit të afërmit e tyre që kërkonin të iknin nga Shqipëria e 97-s e cila po digjej.

Më 28 mars të vitit 1997, anija ‘Kateri i Radës” u nis nga brigjet e Vlorës në drejtim të Italisë, por nuk arriti asnjëherë të prekte brigjet italiane.

Anija “Kateri i Radës” u përplas me anijen “Sibila” në ujërat tona territoriale, në bord ishin 115 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat