Përkeqësohet moti, tragetet nisen me vonesë në Vlorë

Vlora

Përkeqësohet moti, tragetet nisen me vonesë në Vlorë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e Vlorës ka sjellë edhe vonesa në trafikun detar.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë pritet të jetë në portin shqiptar me 6 orë vonesë, për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.

Furia e detit është 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës deri në 15 m/s. Situata pritet të jetë e tillë përgjatë të gjithë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat