Çaktivizohet tritoli në Vlorë, u gjet në godinën e noterëve

Vlora

Çaktivizohet tritoli në Vlorë, u gjet në godinën e noterëve

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:12
Vlorë

Forcat xheniere të mbërritura në Vlorë nga Tirana kanë çmontuar sasinë e tritolit që ishte lidhur në një aparat celular dhe u gjet në korridorin e një godine ku ndodhen zyra noterësh e avokatësh.

Pakoja me tritol u konstatua rreth ores 14:30 minuta nga punonjësit e zyrave të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Ndërkaq pas mbërritjes së forcave policore u konstatua se pakoja ishte një sasi tritoli rreth 200 g e lidhur pas një aparati celular.

Menjëherë u evakuan punonjësit e zyrave dhe u bllokua lëvizja e automjeteve në një rreze prej 100 metrash. Po kështu të bllokuara për disa orë në zonë kanë qenë edhe valët celularë.

Duhet thënë se godina ku u gjet sasia e lëndës shpërthyese është fare pranë me gjykatën e Vlorës.

Pas çmontimit të eksplozivit nga aparati celular janë marrë në pyetje punonjësit e zyrave ku ajo u gjet.

Ndërkohë hetimi vijon për gjetjen e autorëve të vendosjes së eksplozivit në godinën ku ndodhen zyrat e noterëve e avokatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat