Policia dhe grupi hetimor ka marrë në pyetje Orest Zhupën, pronarin e zyrës së përkthimit, ku ditën e djeshme u gjet një sasi eksplozivi. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ai ka mohuar të ketë konflikt me ndonjë person.
Orest Zhupa: S'kam patur asnjë konflikt, nuk e di nëse lënda ka qenë për mua apo për tjetër person pasi atje ka një serë zyrash. Nuk e di nëse ka qenë një lajmërim për mua pasi unë s'kam konflikte me asnjë njeri.
Gjatë marrjes në pyetje Orest Zhupa është shfaqur i qetë, ndërsa i ka mëshuar me se shumti faktit se nuk ka qene ai apo nëna e tij Eleni Zhupa objektivi.
Ai tha se makina e tij rri vazhdimisht e parkuar përpara punës. Rreth dinamikës së ngjarjes Zhupa tha se zyra e përkthimeve ishte e mbyllur për shkak të pushimit të drekës.
Gjithçka ka deklaruar Zhupa në Polici nuk e ndihmon hetimin, por policia pas demontimit ka sekuestruar bombën me telekomandë me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave nga ekzaminimi daktilografik.
Pamjet e sigurisë të ambienteve përreth janë një tjetër mënyrë rindërtimi e skenës së krimit, me shpresë se kanë fokusuar autorin.