Vlorë, normalizohet situata nga reshjet e shiut - Bota Sot
Vlorë, normalizohet situata nga reshjet e shiut

Vlora

Vlorë, normalizohet situata nga reshjet e shiut

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në qytetin bregdetar të Vlorës është normalizuar situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut të rëna mëngjesin e sotëm, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Vlorë, DritanXhelili, theksoi se “në disa nga rrugët e përmbytura si ajo “Albano dhe Romina”, pranë universitetit dhe në brendësi të qytetit situata është stabilizuar”.

“Arsyeja kryesore e problemeve erdhi si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, ndërsa arsyeja kryesore është hedhja e mbeturinave nga qytetarët në segmenete rrugore”, tha Xhelili.

Kreu i Ujësjellësit u shpreh se “edhe në pikat fundore të shkarkimit të ujërave të shiut ka pasur probleme nga më të ndryshmet, ku janë gjetur me orendi shtëpiake, batanije dhe jorgane, të cilat kanë krijuar tampon në rrjetin e kanalizimeve”.

“I gjithë stafi teknik dhe logjistik i ndërmarrjes është në gatishmëri të plotë gjatë gjithë kohës, siç ishin edhe në orët e para të mëngjesit”, nënvizoi Xhelili.

Xhelili i bëri apel qytetarëve që të mbajnë pastër qytetin, pasi ai është të gjithëve dhe duhet të bëjmë më të mirën.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit në rrjetin e kanalizimeve në disa rrugë të qytetit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...