Sërish shpërthim me tritol në Vlorë

Vlora

Sërish shpërthim me tritol në Vlorë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Vlora është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11 prill.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në lagjen “Rilindja” dhe fatmirësisht nga shpërthimi ka cetëm dëme materiale.

“Më datë 11.04.2019, rreth orës03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat