Tritol lokalit në Vlorë, pronarët mohojnë konflikte, policia heton të shkuarën - Bota Sot
Tritol lokalit në Vlorë, pronarët mohojnë konflikte, policia heton të shkuarën

Vlora

Tritol lokalit në Vlorë, pronarët mohojnë konflikte, policia heton të shkuarën

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:16
Foto

Një shpërthim eksplozivi u regjistrua në orët e para të mëngjesit në një lokal në Vlorë, duke e çuar në 5 numrin e sulmeve me tritol në këtë qytet që nga fillimi i vitit. Pronarët e lokalit kanë mohuar konfliktet, ndërsa policia po heton të shkuarën e tyre.

Seria e sulmeve me eksploziv nuk ka të ndalur në Vlorë. Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në orët e para të mëngjesit pranë një lokali në pronësi të Servet Zyberit.

Për shkak të orarit kur ndodhi ngjarja, nuk pati të lënduar, por dëmet materiale ishin të mëdha.

Pjesa e përparme e lokalit është dëmtuar plotësisht nga shpërthimi.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, por identifikimi i autorit është e vështirë, pasi ai ishte i maskuar.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e Lokalit dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni në lidhje me tritolvënien.

Vetë pronari Zyberi mësohet se ka mohuar të ketë konflikte, por burime pranë grupit hetimor thanë se po verifikojnë edhe të shkuarën e djalit të tij.

Babë e bir nuk rezultojnë të skeduar nga Policia, por megjithatë po verifikohen për konflikte apo përplasje që mund të kenë pasur në shkuarën.

Që prej fillimit të vitit, ky ishte rasti i dytë i sulmeve me shpërthime eksplozivi, ndërsa në dy raste të tjera bombat me telekomandë janë vendosur vetëm për të përcjellë mesazhe kërcënuese ndaj objektivëve.

Ndërkohë që më 31 mars një sasi eksplozivi u gjet në mes të një rrugë në Vlorë, duke mbajtur në panik për 4 orë qytetin bregdetar.

TRITOVËNIE NË VLORË 2019

31 Janar, eksploziv lokalit

31 Mars, eksploziv banesës

31 Mars, eksplozivi në rrugë

8 Prill, eksploziv zyrës ligjore

11 Prill, eksploziv lokalit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...