Nis procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës

Vlora

Nis procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:08
Foto

Në Gjykatën e Vlorës ka nisur procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë më 10 gusht të vitit të kaluar.

Gjykata ka kërkuar shtyrje të seancës për shkak të mosparaqitjes  së avokatit mbrojtës.

Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.

Ndërsa pritet të nisë shqyrtimi i çështjes me themel, në gjykatën e Vlorës janë mbajtur dy seanca paraprake ku Zykaj nuk ka qenë i pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat