Grabitën mbi 12 banesa, kapen 'skifterët' në Vlorë - Bota Sot
Grabitën mbi 12 banesa, kapen 'skifterët' në Vlorë

Vlora

Grabitën mbi 12 banesa, kapen 'skifterët' në Vlorë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Uniformat blu kanë arrestuar dy të rinj për grabitjen e disa banesave në Vlorë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit 'Piratët', uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasit me iniciale M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, dhe shpallën në kërkim shtetasit me iniciale A.M dhe L.H.

"Shtetasit M.H dhe E.K,  janë kapur në flagrancë në lagjen "28 Nëntori" duke vjedhur në  një banesë. Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të  vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare,"-raporton policia.

Dyshohet se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur 12 banesa në periudha të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Policia zbardhi edhe 12 vjedhje të tjera, që dyshohet se janë kryer nga katër të rinjtë:

-Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen "29 Nëntori"

-Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen "Isa Boletini"

-Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen "Lef Sallata"

-Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen "Pavarësia"

-Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen "Hajro Çakërri"

-Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen "24 Maji"

-Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen "1 Maji"

-Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen "Hajro Çakërri"

-Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen "15 Tetori"

-Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen "24 Maji"

-Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen "28 Nëntori"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...