Vlora, me “port” të ri

Vlora

Vlora, me “port” të ri

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:22
Foto

Porti i Vlorës së shpejti do të ketë një terminal të ri për përpunimin e pasagjerëve.

Ky terminal një investim i Portit të Vlorës prej 250 mijë lekësh dhe me një sipërfaqe prej 2700 m/2 do të pesëfishojë punën, por do të jetë dhe prezantimi i parë për ata pasagjerë të cilët mbërrijnë në portin e Vlorës për herë të parë.

Po ashtu, për të parën herë për kontrollin e bagazheve janë vendosur dhe dy skanera të rinj, ku deri dje çdo kontroll kryhej nga punonjësit e policisë kufitare, duke sjell vonesa për pasagjerët.

Por dhe sportelet e kontrollit të dokumentacioneve janë shtuar nga katër që kanë qenë në 11, dhe kjo një lehtësim për mos qëndrimin në radhë të pasagjerëve.

Së bashku me terminalin e ri për këtë sezon veror , pritet që së shpejti të hyjë në funksionim dhe kalatat e portit të Vlorës një investim i nisur prej katër vitesh, duke lehtësuar përpunimin e anijeve, si të vogla ashtu dhe trageteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat