Vodhën policinë kufitare të Vlorës, në pranga 4 persona - Bota Sot
Vodhën policinë kufitare të Vlorës, në pranga 4 persona

Vlora

Vodhën policinë kufitare të Vlorës, në pranga 4 persona

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:56
Policia

Finalizohet në Vlorë operacioni i koduar “Triporti”, ku janë arrestuar 4 persona për kryerjen e një sërë vjedhjesh. Në pranga kanë rënë shtetasit; E.H., 31 vjeç; V.I., 19 vjeç; A.N., 29 vjeç dhe I.L., 18 vjeç, që të gjithë banues në Vlorë.

Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 4 Maj 2019,  në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin. Mësohet se 4 personat e arrestuar nuk është hera e parë që  vidhnin policinë kufitare, pasi më 8 mars kanë vjedhur dy targa automjetesh. Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...