100 vjedhje banesash në 2 muaj, banorët: Nuk kemi besim te policia - Bota Sot
100 vjedhje banesash në 2 muaj, banorët: Nuk kemi besim te policia

Vlora

100 vjedhje banesash në 2 muaj, banorët: Nuk kemi besim te policia

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Mbi 100 vjedhje brenda dy muajve kanë ndodhur në  fshatrat e njësisë Administrative të Novoselës në Vlorë.  Mësohet se 40 vjedhje janë kryer vetëm në fshatin Bishan, të tjera kanë ndodhur në fshatrat Aliban, Poro, Dëllenjë dhe Mifol.

Banorët shprehet të shqetësuar dhe tregojnë se grabitësit u kanë hyrë nëpër banesa gjatës natës dhe u kanë vjedhur edhe bagëtitë. Ata i bëjnë thirrje shtetit që të veprojë pasi shprehen se u rrezikohet jeta, shkruan shqiptarja.com

“Kemi 4 ditë që bëjmë roje natën.  Do bëjmë vetëgjyqësi nëse nuk vë dorë shteti. Policia të marrë masat se po na rrezikohet jeta. Lëviz një grup grabitësish me armë”, shprehen banorët. Ata theksojnë se nuk kanë besim te policia pasi sipas tyre deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...