Ngjarja në Vlorë, reagojnë përfaqësuesit e PD - Bota Sot
Ngjarja në Vlorë, reagojnë përfaqësuesit e PD

Vlora

Ngjarja në Vlorë, reagojnë përfaqësuesit e PD

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:58
Foto

Ish-deputetë të PD kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku pas një përplasje me armë ka mbetur i plagosur një person.

Përmes një postimi në Facebook, Agron Shehaj shkruan se atentati i sotëm ka shtuar pasigurinë e qytetarëve, por i ka dhënë goditje turizmit.

Ndërsa ish-deputetja, Nada Mecorapaj, shkruan se 11 maji duhet të na mbledhë në Tiranë, për t’i thënë Jo një regjimi qe ka humbur kontrollin mbi territorin dhe mbi veten.

Statusi i ish-deputetit Agron Shehaj

Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit. Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.

Statusi i ish-deputetes, Nada Mecorapaj

Sot sezoni turistik ne Vlore, u hap me nje plagosur. Nje kalimtar, pa lidhje me ngjarjen, provoi ne trup pasojat e rendit te dale jashte kontrollit, te kontrollit te marre ne dore nga krimi, te krimit qe ka kapur timonin dhe tepsine e pushtetit.

Kjo eshte klima ne Vlore e Shkoder, ne Elbasan e shumekund. Ne kete klime Edi Rama kerkon te zhvilloje edhe zgjedhjet.

11 maji duhet te na mbledhe ne Tirane. Per t’i thene Jo nje regjimi qe ka humbur kontrollin mbi territorin dhe mbi veten.

Qe jetet tona te mos kontrollohen nga rastesia dhe krimi!
Qe Vlora dhe Shqiperia te pushojne, duhet te cojne me pushime Ramen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...