Flet i plagosuri në Vlorë: Po pija kafe me shokët. Menduam se ishin fishekzjarrë, por po qëllohej me breshëri automatiku

Vlora

Flet i plagosuri në Vlorë: Po pija kafe me shokët. Menduam se ishin fishekzjarrë, por po qëllohej me breshëri automatiku

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:10
Dajko Cenodemaj

Personi që mbeti i plagosur me plumb në këmbë në momentin që nga dy makina qëllohej me breshëri automatiku, është Dajko Cenodemaj, një burrë që po pinte kafe me shokët në një lokal pranë përplasjes së armatosur. Ai ka marrë mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një prononcim për gazetarët ai tregon atë se çfarë pa me sytë e tij. 

“Po pija kafe me tre shokë. Dëgjuam të shtënat përballë nesh. Ne thamë se ishin fishekzjarrë, kur e pamë që ishin armë, qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shokë me makinë me solli në spital”, shprehet Dajko Cenodemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat