Vlora festë për turizmin/ Koncert në shëtitoren e qytetit - Bota Sot
Vlora festë për turizmin/ Koncert në shëtitoren e qytetit

Vlora

Vlora festë për turizmin/ Koncert në shëtitoren e qytetit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:41
Vlorë

Me spektakël fishekzjarrësh, por edhe me emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe dhe artistë të tjerë, vlonjatët kanë shijuar koncertin e organizuar nga bashkia e qytetit.

Vlora tashmë pret dhe fton turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë qytetin bregdetar gjatë verës.

Në këtë aktivitet kryebashkiaku Dritan Leli ka kërkuar që këtë vit Vlora të jetë epiqendra e turizmit dhe fton turistët vendas dhe të huaj që të vizItojnë dhe të zgjedhin Vlorën si destinacion turikstik.

Gjatë gjithë këtyre ditëve një sërë aktivitetesh, kanë paraprirë çeljen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë, me qytetin bregdetar që bën tashmë një ftesë të hapur për këtë verë.

“Ejani në Vlorë’ një ftesë dhe një slogan drejtuar turistëve vendas dhe të huaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...