Dalin pamjet, ky është i riu që u vra nga atentati me armë

Vlora

Dalin pamjet, ky është i riu që u vra nga atentati me armë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 07:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Nga burime policore mësohet se shënjestra e atentatit që iu bë dy të rinjve në Poro të Vlorë është i plagosuri rëndë, Eno Mata. Eno Mata ka vrarë në Greqi, avokatin Mihalesi Zafeiropoulos, gjatë grabitjes me armë të një argjendarie në rrugën “Zografou” në Athinë. 

Mata ndodhet tani i shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë, kurse shoku me të cilin po udhëtonte, Sotiraq Mëhilli, vdiq nga plagët.

Policia njoftoi se:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Image
Eno Mataj 32 vjeçari i plagosur.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Image
Sotiraq Mëhilli 22 vjeçari që ndërroi jetë nga plumbat.

***

Një atentat me armë është bërë ndaj dy të rinjve që udhëtonin me motorr në rrugën e fshatit Poro të Vlorës. Si pasojë e atentatit, njeri prej tyre, Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç, ka vdekur në vend, kurse tjetri Eno Mata është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Atentati ndodhi rreth orës 1 të natës, në orët e para të 27 majit.

Ministria e Brendshme njoftoi se “forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat