Shënjestra e atentatit në Vlorë, vrasësi i avokatit në Greqi - Bota Sot
Shënjestra e atentatit në Vlorë, vrasësi i avokatit në Greqi

Vlora

Shënjestra e atentatit në Vlorë, vrasësi i avokatit në Greqi

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Nga burime policore mësohet se shënjestra e atentatit që iu bë dy të rinjve në Poro të Vlorë është i plagosuri rëndë, Eno Mata. Eno Mata ka vrarë në Greqi, avokatin Mihalesi Zafeiropoulos, gjatë grabitjes me armë të një argjendarie në rrugën “Zografou” në Athinë. 

Mata ndodhet tani i shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë, kurse shoku me të cilin po udhëtonte, Sotiraq Mëhilli, vdiq nga plagët.

Policia njoftoi se:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...