Ngjarja që tronditi Vlorën, kush janë viktima dhe i plagosuri, gjendet një makinë e djegur - Bota Sot
Ngjarja që tronditi Vlorën, kush janë viktima dhe i plagosuri, gjendet një makinë e djegur

Vlora

Ngjarja që tronditi Vlorën, kush janë viktima dhe i plagosuri, gjendet një makinë e djegur

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në prët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë.

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur rreth orës dy të mëngjesit të ditës së sotme.

Dy të rinj kanë qenë me motor duke shkuar në shtëpi.

Ndërkohë një automjet tip Mercedes ka qenë duke i pritur në një rrugë të fshatit Poro.

Dy personat që ishin më motor kanë rënë preh e një breshërie plumbash kallashnikovi.

Ku si pasojë e plumbave ka mbetur i vdekur në vend 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli ndërsa i plagosur ka mbetur 32 vjeçari Eno Mataj i cili dyshohet si shënjestra e këtij atentati.

Ndërkohë polica e Vlorës ka shkuar në vendngjarje duke krehur zonën për gjetjen e autorve dhe ka gjetur një automjet të djegur tip Mercedes me targa të vjedhura pranë nën kalimit të fshati Bishan 2 km lag vendngjarjes.

Po ashtu në makinën e djegur policia ka gjetur dy armë automatike Kallashnikov.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...