Një person i sëmurë në kroçere, Kapiteneria e Vlorës ndërhyn gjatë natës

Vlora

Një person i sëmurë në kroçere, Kapiteneria e Vlorës ndërhyn gjatë natës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:18
Foto

Në orën 21:15 të mbrëmjes së djeshme Kapiteneria Vlorë mori një thirrje në radio nga një kroçer me emrin Costa Victoria e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburunit, nga ku kërkonte një asistencë mjekësore pasi kishte një person të sëmurë në bord.

Menjëherë u njoftua ambulanca e qytetit dhe policia kufitare për këtë situatë. Kroçeria mori udhëzim të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e kërkuar, pasi personi duhej të zbarkohej në tokë dhe të shkonte drejt Spitalit Rajonal Vlorë.

Mbas njoftimit te spitali për rreth 10 minuta mbërriti në portin e Vlorës ambulanca e urgjencës. Mbas 30-35 minuta kroçeria Costa Victoria mbërriti në radën e Vlorës sipas udhëzimeve të Kapitenerisë së Portit Vlorë në një distancë rreth 1 milje nga porti Detar Vlorë.

Image

Kapiteni i Portit bashkë me personelin e ndihmës së shpejtë me anë të një rimorkiatori RM Aulona shkuan në bord të kroçeres Costa Victoria për të marrë të sëmurin me barrel për ta transportuar në drejtim të spitalit.

Image

Rreth orës 23:00 Personi i sëmurë u vendos me kujdes tek ambulanca e urgjencës për në drejtim të spitalit rajonal Vlorë për procedurat e mëtejshme mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat