Ndarja nga jeta parodistit të Vlorës, mesazhi i vajzës drithëron: Më helmove zemrën - Bota Sot
Ndarja nga jeta parodistit të Vlorës, mesazhi i vajzës drithëron: Më helmove zemrën

Vlora

Ndarja nga jeta parodistit të Vlorës, mesazhi i vajzës drithëron: Më helmove zemrën

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:00
Muhamet Liko

Ndarja nga jeta e Muhamet Likos, një prej parodistëve të Vlorës, ngjalli trishtim të madh në vend, tek gjithë ata që ishin mësuar me batutat e Metit.

Ndërsa parodisti u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare në Itali, këtë të enjte, ku ndodhej për kurim pas një sëmundje në zemër, nuk kanë reshtur mesazhet e ngushëllimit.

Ndërkohë tek teatri i Vlorës është vendosur një fotografi e tij me lule dhe shiritin e zisë.

E bija Alkida Liko, duke publikuar një fotografi të të atit, publikon një mesazh drithërues vajtimi.

“O jeta ime, o dritë, o shpirt, o dashuri e përjetshme, më helmove zemrën, më more jetën dhe mua. Të dua pafundësisht shumë . Idhulli, krenaria ime, forca ime, jeta ime. U prehsh në paqe o engjëlli im”, shkruan vajza e aktorit të ndjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...