Ditët vlonjate të pikturës, artistët e rajonit mblidhen në qytetin bregdetar

Vlora

Ditët vlonjate të pikturës, artistët e rajonit mblidhen në qytetin bregdetar

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Rreth 40 piktorë nga Shqipëria, Kosova, por dhe Serbia për disa ditë me radhë kanë hedhur në telajot e tyre peizazhe nga qyteti i Vlorës.

‘Galeria e Bregdetit’ është quajtur salla ku janë ekspozuar pikturat më të bukura të realizuara nga piktoret e këtij eventi, e vendosur në zonën e Radhimës dhe do të qëndroje e hapur për të gjithë turistët deri në përfundim të sezonit turistik. Piktoret pjesëmarrës kanë vlerësuar natyrën e Vlorës që ofron peizazhe te jashtëzakonshme, me detin, ullishtet e gjithçka.

Katerina  Djordejvic piktore nga Serbia shprehet se është e impresionuar nga bukuritë e Vlorës. Ajo ka paraqitur në ekspozite tri peizazhe të  natyrës në momente të ndryshme.

“Jam për herë të pare këtu në Shqiperi. Jam  e befasuar nga ky qytet i bukur. Është  shume interesant edhe aktiviteti me koloninë e piktorëve. Unë  prezantohem me tri piktura, ku paraqitet ndryshimi i natyrës, dhe jo vetëm ajo fare ju mund të shikoni mbi det, por edhe në thellësinë e tij”, shprehet piktorja serbe.

Në këtë ekspozitë kolektive peizazhi idilik shqiptar qëndron në prapaskenën e çdo krijimi artistik dhe lidhjes qe krijohet mes natyrës ekstreme dhe motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat