Tiranasi kapet në Vlorë me 82 kokrra ekstazi - Bota Sot
Tiranasi kapet në Vlorë me 82 kokrra ekstazi

Vlora

Tiranasi kapet në Vlorë me 82 kokrra ekstazi

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:42
ilustrim

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 82 kokrra drogë stimuluese ekstazi dhe 220 gramë lëndë narkotike kanabis.

Në pranga është vënë shtetasit R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe E.A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Sipas policisë, 21 vjeçari u arrestua pasi në një lokal të Himarës, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Ndërkohë 19-vjeçarit iu gjetën në banesë, 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

NJOFTIMI I POLICISE

Himarë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal të Himarës pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Arrestimi i tij u bë bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...