Pushuesit në Vlorë nuk ndihen të sigurt. Mungojnë kullat e vrojtimit - Bota Sot
Pushuesit në Vlorë nuk ndihen të sigurt. Mungojnë kullat e vrojtimit

Vlora

Pushuesit në Vlorë nuk ndihen të sigurt. Mungojnë kullat e vrojtimit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:37
Ilustrim

Në Vlorë kullat e vrojtimit janë të pranishme pothuajse në të gjithë vijën bregdetare, por në to mungojnë vrojtuesit.

Vetëm në qershor kanë humbur jetën dy persona por masat vijojnë të mbeten të njëjta.

Pushuesit thonë se nuk ndihen të sigurt për fëmijët dhe jetën e tyre.

Pushuese: Nuk ka roje plazhi.

Federata Kombëtare e Vrojtuesve të Plazhit shprehet se janë trajnuar rreth 130 vrojtues por operatorët privat nuk zbatojnë ligjin për punësimin e tyre.

Përfaqësues i federatës së vrojtuesve:  “Vrojtuesit e plazhit duhet të jenë realisht në pikat e vrojtimit por jo në këto pika që janë aktualisht sepse janë vendosur në vendin e gabuar. Janë vendosur pas pushuesve dhe vrojtuesi që të zbresë nga kulla të eci me vrap për të dhënë ndihmën e parë  dikujt mund të pengohet dhe vetë  dhe koha është e limituar për të dhënë ndihmën e parë. Plus është dhe mungesa e kërkesës nga instancat dhe nga policia që duhet të vij ta kërkoj vrojtuesin në krye të detyrës”.

Bashkia e Vlorës u ka dërguar bizneseve që operojnë përgjatë bregdetit një shkresë zyrtare për të plotësuar kriterin e vendosjes se vrojtuesve të plazhit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...