Vrasja që tronditi, konflikti pas dyshimeve për lidhje jashtëmartesore

Vlora

Vrasja që tronditi, konflikti pas dyshimeve për lidhje jashtëmartesore

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:09
Çifti Sulo

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me krimin që tronditi sot Vlorën, ku bashkëshorti 56-vjeçar vrau brutalisht me levë hekuri gruan e tij, Laureta Sulo, 44-vjeçe.

Dyshohet se çifti që jetonte në fshatin Babicë kishte konflikte të shpeshta që kishin lindur pas dyshimeve të burrit se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore.

Krimi ka ndodhur brenda banesës, ku çifti kishte një servis në të cilin punonin bashkërisht burrë dhe grua.

Mësohet se sot rreth orës 13:00 çifti ishte konfliktuar verbalisht në banesë, çka përshkallëzoi më tej në përdorimin e dhunës fizike.

56-vjeçari e ka qëlluar disa herë me levë në kokë bashkëshorten, e cila u dërgua menjëherë në spital ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Raportohet se ka qenë vetë autori që lajmëroi policinë pak pas ngjarjes, duke u vetëdorëzuar të blutë, që bënë arrestimin e tij.

Dyshimet për tradhti ishin tema e debateve të shpeshta mes çiftit, madje dyshohet se 6 ditë më parë vëllai i autorit ka tentuar që të vrasë me çifte personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat