Mbytet një pushues në plazhin e Vlorës

Vlora

Mbytet një pushues në plazhin e Vlorës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Sezoni turistik, ndonëse ka vetëm pak javë që ka nisur zyrtarisht, ka regjistruar një bilanc tragjik të pushuesve që kanë humbur jetën.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, ditën e sotme është mbytur në plazhin e Vlorës një tjetër pushues.

Viktima është një i moshuar, i identifikuar si SH.C 70 vjeç. Vetëm pak ditë më parë kanë humbur jetën tre pushues, e ndërsa dy te tjerë janë futur në det për t’u larë, por nuk kanë dalë më duke u shpallur të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat