Një ditë para zgjedhjeve në bregdetin e Vlorës

Vlora

Një ditë para zgjedhjeve në bregdetin e Vlorës

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:54
Vlorë

Pavarësisht situatës zgjedhore në vend, në qytetin e Vlorës gjithçka shkon shumë qetë.

Pushuesit vendas dhe të huaj vazhdojnë të shijojnë ditët me diell në plazhet e qytetit.

Disa prej tyre shprehen se kanë qenë të informuar për zgjedhjet përpara se të zgjidhnin vendin tonë për të pushuar, por kjo nuk i ka penguar të preferojnë Shqipërinë destinacion pushimesh.

Të shumtë janë turistët vendas dhe të huaj që vijojnë të pushojnë në bregdetin e Vlorës ditën e shtunë, një ditë para votimeve .Turistët shprehen se çdo gjë është e bukur dhe qetë, edhe pse disa prej tyre nuk ishin ne dijeni se kishte zgjedhje dhe se ne disa qytete situata nuk ka qene e qetë.

Një pushues rus thotë se ndodhet për të dytin vit radhazi në Vlorë, dhe e njeh mirë situatën. Ndërsa pushuesit nga Kosova japin kurajo për zgjedhje sa më të qeta dhe të suksesshme.

Këtë të shtunë kur është dhe heshtje zgjedhore, qytetarët kanë preferuar të pushojnë në bregdetin e Vlorës, ndërkohë anijet e shumta janë nisur paradite drejt Karaburunit dhe Sazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat