Fluks pushuesish në Jug, rëndohet trafiku në Vlorë - Bota Sot
Fluks pushuesish në Jug, rëndohet trafiku në Vlorë

Vlora

Fluks pushuesish në Jug, rëndohet trafiku në Vlorë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:54
Trafiku në Vlorë

Numri i lartë i pushuesve drejt jugut të vendit ka bërë që në rrugë të qarkullohet me vështirësi. Prej orëve të para të mëngjesit janë vërejtur radhë të gjata të automjeteve.

Më problematike gjendja është në hyrje të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë në hyrje të tunelit e deri në afërsi të Radhimës.

Policët rrugorë kanë tentuar të normalizojnë qarkullimin e mjeteve por kjo ka qenë e pamundur. Trafik të rënduar ka patur edhe në Durrës, në rrugën drejt Gjirit të Lalëzit, në hyrje të Lezhës, si dhe në drejtim të Velipojës.

Fundjavat këtë sezon turistik janë kthyer problem shumë i madh përsa i përket lëvizjes së automjeteve për shkak të fluksit të madh të pushuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...