‘Burri bërtiste o Moza, o Moza’, pamje të rënda nga shpërthimi që tronditi Vlorën

Vlora

‘Burri bërtiste o Moza, o Moza’, pamje të rënda nga shpërthimi që tronditi Vlorën

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:46
Pamje të rënda nga shpërthimi që tronditi Vlorën

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke sjellë përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa janë plagosur burrë e grua. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53. Të plagosurit janë pronarët e banesës 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare Mimoza Selimi. Gruaja raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një fqinje, Shemsie Islami tregon momentet e tmerrit të familjes Islami nga shpërthimi i bombolës. Ajo thotë se shpërthimi e hodhi në oborr gruan, ndërsa i burri bërtiste duke thirrur emrin e saj. “Shpërthimi ishte i paparë, dolën jashtë e pamë. Cdo gjë kishte marrë fund, atë e hodhi bombola jashtë në oborr, iu ngjit fustani pas trupit, ia hoqa unë, i ra 5 herë të fikët, e mori ambulanca dhe iku. Janë në gjendje shumë të keqe ekonomike.

Nuk kanë bukë. Ishte pa ndeja, bërtiste i shoqi ‘O Moza, o Moza’. Fëmijët punonin në Dhërmi për të nxjerr lekët për të rregulluar shtëpinë se flinin jashtë” tha ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat