Shkojnë për ta arrestuar vlonjatin, policët bëhen për spital nga shokët e tij

Vlora

Shkojnë për ta arrestuar vlonjatin, policët bëhen për spital nga shokët e tij

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:33
Ilustrim

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për t’i penguar shokët e këtij shtetasi, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C 36 vjeç, D. M., 25 vjeç, S. N., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat