Vlorë, fieraku akuzohet se do i shkaktonte vetëvrasje bashkëjetueses, tentoi të ngacmojë të bijën - Bota Sot
Vlorë, fieraku akuzohet se do i shkaktonte vetëvrasje bashkëjetueses, tentoi të ngacmojë të bijën

Vlora

Vlorë, fieraku akuzohet se do i shkaktonte vetëvrasje bashkëjetueses, tentoi të ngacmojë të bijën

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:07
Foto

Një 33 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se për shkaktim vetëvrasjeje të bashkëjetueses si dhe ka tentuar të ngacmojë seksualish vajzën e saj

Djali i identifikuar me incialet N.D banues në Fier jetonte në Vlorë dhe u arrestua dje në banesën e tij në lagjen "Osman Haxhiu"

"Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen "Osman Haxhiu" Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes. Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij" informoi sot policia e Vlorës.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...