Për peshk në Vlorë; Amatorët që çlodhen duke peshkuar në anë të detit - Bota Sot
Për peshk në Vlorë; Amatorët që çlodhen duke peshkuar në anë të detit

Vlora

Për peshk në Vlorë; Amatorët që çlodhen duke peshkuar në anë të detit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:46
Foto ilustruese

Çdo ditë në portin e Vlorës gjen peshkatarë amatorë që gjuajnë peshk për të kaluar kohën e lirë dhe për pasion. Në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës gjen peshkatarë, qytetarë vlonjatë, por në verë edhe pushues, që peshkojnë me grepa.

Peshkatarët e grepave dalin herët në mëngjes, sepse sipas tyre është dhe koha që peshku i afrohet bregut për ushqim. Lidhin grepin, vënë karremin dhe presin. Ka ditë që nuk bie peshku në grep, por nuk shqetësohen.

Nuk ka rëndësi nëse kapin peshk apo jo. Për këta peshkatarë është qetësues ky aktivitet që i bën të qëndrojnë në natyrë buzë detit larg kafeneve dhe zhurmës së qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...