Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Vlorë - Bota Sot
Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Vlorë

Vlora

Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Vlorë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se policia po zhvillon kontrolle në zonën e Pyllit të Sodës për të ndaluar të dyshuarit që kanë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja në lokalin e shtetasit A.B, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Gjithashtu konfirmohet se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ka identifikuar dy autorët si shtetasit E.XH e Sh.L., dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Në ndihmë të policisë së Vlorës janë vënë edhe Delta Force e FNSH e Fierit.

Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale./tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...