U ekzekutua pranë banesës në Vlorë, zbulohet e shkuara kriminale e 47-vjeçarit

Vlora

U ekzekutua pranë banesës në Vlorë, zbulohet e shkuara kriminale e 47-vjeçarit

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:16
Vlorë

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Resulaj, në Selenicë.

Një person mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri, ndersa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen, ndersa mësohet se viktima është identifikuar si Nikolla Ikonomi, 47 vjeç nga Selenica.

Ikonomi,nga bashkëfshatarët e tij njihej dhe me emrin Laver Tozaj, por që i kishte ndërruar emër e mbiemër.

47-vjeçari u ekzekutua me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.

Mësohet se Ikonomi nuk ishte një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2005 ka qenë i arrestuar për trafikim të lënde narkotike.

Në atë kohë ai u arrestua së bashku me tre persona të tjerë të përshirë në një grup kriminal. Arrestimi i Tozajt në vitin 2005 u bë pas katër vitesh hetim, ndërsa rezulton se 47-vjeçari dhe të arrestuarit e tjerë kishin trafikuar 1145 kg hashash në Kakavijë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për detaje të mëtejshme, ndersa ka nisur puna për kapjen e autorëve të dyshuar.

Për kapjen janë anagzhuar edhe forcat RENEA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat