Mbytet një pushues në Vlorë

Vlora

Mbytet një pushues në Vlorë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:47
Tjetër i mbytur në Zvërnec

Nga qyteti i Vlorës raportohet se një tjetër pushues është mbytur mesditën e kësaj të enjte në plazhin e Zvërnecit.

Personi identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, me gjithë përpjekjet e Rojës Bregdetare nuk doli gjallë nga deti.

Ai ishte futur thellë në det me not, por në kthim është përballur me dallgë e mëdha.

Roja Bregdetare e zonës është futur ta shpëtojë por pushuesi ishte mbytur.

Një ditë më parë gjithashtu një pushues nga Fieri u mbyt po në ketë plazh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat