Në lagjen me 50 familje ku brenda vitit u vranë 9 persona

Vlora

Në lagjen me 50 familje ku brenda vitit u vranë 9 persona

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:11
Ende sot autori nuk është dënuar, por mbahet në paraburgim

Lagjja ku u vra Dilaver Tozaj është e njëjta ku ndodhi edhe masakra e 10 gushtit të një viti më parë, kur Ridvan Zykaj qëlloi për vdekje 8 të afërmit e tij, mes tyre edhe fëmijë.

Ende sot autori nuk është dënuar, por mbahet në paraburgim, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në 12 shtator.

Në lagjen “Resulaj” që më parë ka qenë fshat ka vetëm 50 shtëpi. Rreth 150 banorët që jetojnë në këtë zonë brenda harkut kohor të një viti janë përballur me dy ngjarje të rënda.

Masakarën e 10 gushtit të kaluar, ku vdiqën 8 persona të një fisi, dhe atentatin e mbrëmjes së të mërkurës ku u sulmua me 7 plumba 47 vjeçari i njohur si Dilaver Tozaj, raporton “Ora”.

Lagjja ka qenë tepër e populluar më parë, por banorët jane larguar ne emigrim si rrjedhojë e kushteve te jetesës, mungesës së ujit të pijshëm, ndriçimit, rrugës lidhëse të fshatit me Vlorën etj.

“Resulaj” është e njëjta lagje ku një vit më parë, pikërisht në datën 10 gusht Ridvan Zykaj nga po e njëjta zonë ekzekutoi 8 anëtarët e familjes së tij.

24 vjeçari nuk shfaqi pendesë për masakrën, ndërsa ironizoi me policët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Madje pak para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë Dilaver Tozaj, viktima e të mërkurës së 7 gushtit nuk ka lidhje afërsie me fisin Zykaj.

Por, çështja e fisit Zykaj mbetet ende pa dënimin e autorit.

Ridvani gjendet në paraburgimin e Vlorës në pritje të marrjes së dënimit.

Për të janë kryer 5 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë. Në 3 raste kanë munguar avokatët për ta marrë përsipër çështjen, një herë ka munguar dëshmitari, ndërsa në një të fundit prokurori.

Seanca e tij e radhës pritet të mbahet më 12 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat