Do shkatërrohen 60 objekte, nga Lungomare deri në Orikum

Vlora

Do shkatërrohen 60 objekte, nga Lungomare deri në Orikum

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:16
Vlorë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot në Vlorë një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës deri në Orikum, ku do të shemben mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat