Babai përplas makinën e djalit dhe një tjetër, 4 të plagosur në Vlorë

Vlora

Babai përplas makinën e djalit dhe një tjetër, 4 të plagosur në Vlorë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre makina janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.

Për pasojë katër persona të cilët ndodheshin në to, kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një makinë me targa italiane e drejtuar nga babai, ka përplasur një makinë po me targa italiane, të drejtuar nga i biri.

Image

Për pasojë i riu ka përplasur me makinë një mjet tjetër, duke bërë që katër persona të mbeten të lënduarit.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Vlorës, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat