Vlorë, dy të arrestuar për fshehjen e një fëmije

Vlora

Vlorë, dy të arrestuar për fshehjen e një fëmije

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:10
Foto

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë tentuar të fshehin fëmijën nga përmbarimi.

Policia informon se në pranga kanë rënë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen "Kushtrimi" Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër”, - njofton policia.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale "Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim" duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat