Plas sherri në Vlorë, grushte për një…parakalim

Vlora

Plas sherri në Vlorë, grushte për një…parakalim

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:55
Vlorë

Një debat për parakalimin për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në afërsi të Sheshit të Flamurit, në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmitarëve, gjatë parakalimit një prej makinave nuk i ka hapur rrugën tjetrës, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit tip “Mercedesit” të godasë mjetin ngjyrë blu (që duket si Opel).

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në “BalkanWeb”, shihet se drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka dalë nga makina dhe fillimisht ka fotografuar targën, ndërsa më pas është revoltuar më keq dhe e ka goditur drejtuesin e “Mercedesit”.

Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ai nuk është ndalur dhe ka vijuar ta dhunojë drejtuesin e “Mercedesit”, i cili duket se është rreth 50 vjeç. Është dashur ndërhyrja e një djali të ri që gjakrat të qetësoheshin dhe drejtuesi i Mercedesit të largohej, ndërsa drejtuesi i Opelit të hynte në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat