3 arrestime në Vlorë brenda 24 orëve - Bota Sot
3 arrestime në Vlorë brenda 24 orëve

Vlora

3 arrestime në Vlorë brenda 24 orëve

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Përgjatë 24 orëve të fundit, policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Kështu, është kapur dhe arrestuar në fshatin Llakatund të Vlorës pasi iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit çokollatë shtetasi M.F, 30 vjeç.

Gjithashtu është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Gj.E., 38 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim.

Është arrestuar po ashtu në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi D.P., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin motor pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...