Vlorë, 300 familje në Babicë pa ujë të pijshëm

Vlora

Vlorë, 300 familje në Babicë pa ujë të pijshëm

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Babica e Vlorës prej vitesh vuan mungesën  e furnizimit me ujë të pijshëm.

Janë rreth 300 familje që po përballen me këtë gjendje. Në banesat e tyre uji mbërrin vetëm 60 minuta në ditë. Banorët detyrohen që ta blejnë ujin si dhe ti drejtohen lumit. 

Sipas tyre, situata me problematike është në stinën e verës.

Banorët shpresojnë që bashkia të marrë masa në mënyrë që situata të zgjidhet sa më shpejt.

Fshati Babicë ndodhet vetëm 3 kam larg Vlorës, ku banorët i drejtohen për çdo dite qytetit për punë, arsimim  dhe për ujë të pijshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat