Karaburun, 60-vjeçari futet në det për të gjuajtur peshk por nuk doli më prej tij

Vlora

Karaburun, 60-vjeçari futet në det për të gjuajtur peshk por nuk doli më prej tij

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:03
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar është në kërkim prej mbrëmjes së djeshme pasi u fut në det për të gjuajtur peshk dhe nuk ka dalë më prej tij.

Policia e Vlorës sqaron se "mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur "Raguna 1" ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliraj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji".

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat