Tentoi të mbushte karburant me euro false, arrestohet

Vlora

Tentoi të mbushte karburant me euro false, arrestohet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:23
Ilustrim

Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi ka tentuar që të mbushë karburant me euro false.

Policia e Vlorës njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por autori është arrestuar sot pas hetimeve.

Njoftimi i polcisë:

Vlorë

Mbush automjetin me karburant kundrejt pagesës me euro false, vihet në pranga nga policia 41 vjeçari.

Më datë 05.10.2019, në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë drejtuesi i një automjeti ka mbushur me karburant Audin e tij, duke i dhënë punonjësit të karburantit kartëmonedhën me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat