Komandohet në krye të Kadastrës së Vlorës Taulant Canameti. Vendimi është marrë një ditë pas dorëhqjes së drejtuesve të këtij institucioni. Canameti do të drejtojë institucionin e Kadastrës deri në emërimin e një drejtori të ri.
Ditën e djeshme dhanë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator si dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali.
Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.
Kujtojmë se Kadastra e Vlorës është zhytur në kolaps, teksa janë dorëhequr brenda një muaji tre drejtorë.
I pari që dha dorëheqjen më 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj.
Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt ditën e djeshme.