U dënua për shpërdorim detyre, drejtori i burgut Vlorë vazhdon të mbajë postin

Vlora

U dënua për shpërdorim detyre, drejtori i burgut Vlorë vazhdon të mbajë postin

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 11:35
Egon Velaj

Drejtori i burgut Vlorë Egon Velaj vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe pse u dënua me 6 muaj burg.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi të mërkurën (23 tetor) Velaj për shpërdorim detyre. 

Por drejtoi i burgut të Vlorës ka ankimuar vendimin.

Dënimi - Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë denuar Velaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur Velaj ka ushtruar detyrën e drejtorit të ALUIZNIT. 

Velaj ka përfituar nga ligji 59 i kodit penal burg me kusht. Dënimi i tij me 6 muaj burg do te konvertohet në shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat