S'ka kosha në Vlorë, mbetjet hidhen në rrugë

Vlora

S'ka kosha në Vlorë, mbetjet hidhen në rrugë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:22
Ilustrim

Në disa fshatra të Vlorës, mbetjet urbane hidhen kudo, në tokë, buzë rrugës, pranë shtëpive.

Shkak është mungesa e koshave dhe vendeve të përcaktuara për grumbullimin dhe më pas të trajtimit të mbetjeve.

Banorët e njësive administrative të Babicës së madhe dhe të vogël, Alikokës, Qishbardhës si dhe Risilisë detyrohen ti hedhin këto mbeturina vend e pavend në mjedis.

Madje banorët shprehen të shqetësuar se me situatën e krijuar rrezikohet ndotja e ujit, por dhe infeksionet të fëmijëve, të cilët për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë përmes mbetjeve

Për këtë çështje banorët janë ankuar në bashkinë e Vlorës por nuk kanë gjetur zgjidhje. Në mungesë të  koshave të mbeturinave banorët gjejnë edhe zgjidhjen më të thjesht duke i vendosur flakën, por, duke ndotur në këtë mënyrë akoma dhe më shumë ambientin përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat