Ja si duket Vlora sonte

Vlora

Ja si duket Vlora sonte

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 21:53
Foto

Rreshjet e shiut të nisura rreth orës 16:00 të kësaj të shtune, të cilat po vazhdojnë ende pa pushim që prej asaj ore, me një intensitet më të lartë gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë.

Uji ka arritur në rrugët e qytetit në disa centimetra.

Aksi me problematik mbetet zona e njohur si "Albano dhe Romina".

Janë përmbytur gjithashtu bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjia "Pavarësia" prane Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndermjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.

Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjia "Kume", "Çole", lagjia "24 Maji", dhe "1 Maji".

Nëse reshjet vazhdojnë, rrezikojnë të përmbyten edhe bizneset  dhe banesat.

Për momentin nuk raportohen dëme të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat