Video e superaksionit të RENEA-s për arrestimin e Xhevahir Jonuzit në Vlorë - Bota Sot
Video e superaksionit të RENEA-s për arrestimin e Xhevahir Jonuzit në Vlorë

Vlora

Video e superaksionit të RENEA-s për arrestimin e Xhevahir Jonuzit në Vlorë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:28
Xhevahir Jonuzi

Mediat siguron videon e momentit kur forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP-Vlorë ishin në fshatin Hoshtima për të arrestuar të shumë kërkuarin Xhevahir Jonuzi.

Ai është dënuar me 25 vite burg për  “vrasjen me paramendim" të Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj në vitin 1999.

Po ashtu  ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018,  Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". 

(Nëse nuk iu hape videoja klikoni për ta parë ne Youtube)

Në momentin kur ka parë banesën të rrethuar 47 vjeçari ka qëlluar drejt policisë. Këta i janë kundërpërgjigjur duke qëlluar drejt tij dhe plagosur në këmbë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat